Shkatërrimi i laboratorëve të dorgës, Kurti thotë se serbët mund të ngrisin sërish barrikada në veri
Policia e Kosovës përmes një aksioni që e emëroi “Shpata” shkatërroi tri laboratorë të drogës në veri të Kosovës.
Sipas Ministrit të punëve të Brendshme vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro.
Albin Kurti e ka lavdëruar aksionin e djeshëm të policisë me ç’rast u shkatërruan tre laboratorë të drogës në veri të vendit.
Megjithatë, ai ka shtuar se bandat kriminale të sponsorizuara nga Beogradi nuk do të ndalen për t’i mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, qoftë kjo edhe me ngritjen e barrikadave të armatosura.
Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme.
Ata do të dështojnë”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin “Shpata” që u zhvillua dje, që u realizua në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës së Veriut./21Media











