Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti paralajmëron se serbët e veriut mund sërish të ngrisin barrikada dhe sulmojnë policinë

nga Kaltrina Berila13 shkurt 2023
Kurti paralajmëron se serbët e veriut mund sërish të ngrisin barrikada dhe sulmojnë policinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar aksionin e djeshëm të policisë me ç’rast u shkatërruan tre laboratorë të drogës në veri të vendit.
Megjithatë, ai ka shtuar se bandat kriminale të sponsorizuara nga Beogradi nuk do të ndalen për t’i mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, qoftë kjo edhe me ngritjen e barrikadave të armatosura.
“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin “Shpata” që u zhvillua dje, që u realizua në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Kosova Police destroyed 3 illegal drug labs in the north of Kosova yesterday, a clear victory for rule of law. Criminal gangs sponsored by Serbia will stop at nothing—including armed barricades and violent attacks on Police—to protect their illegal enterprises. They will fail. pic.twitter.com/0ntal9SDTd

— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →