Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SHBA ndihmon Policinë e Kosovës

nga Egzona Mehmeti25 maj 2017

Kosova ndihmohet kundër materialeve bërthamore

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-ve dhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshirë këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →