Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtatë dronë donacion nga SHBA-ja për Policinë e Kosovës

nga B G11 tetor 2023
Shtatë dronë donacion nga SHBA-ja për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës është pajisur me 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë . Ky donacion erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në ceremoninë e pranim-dorëzimit ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e vlerësoi SHBA-në si një ndër mbështetësit kryesor të Kosovës, duke shtuar se ky donacion është i nevojshëm

“Do të ndikojë pozitivisht një ngritjen e kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, si në protesta, koncerte, manifestime publike, monitorimin e kufijve të Kosovës si dhe në operacione tjera të hetimit që policia do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.

Derisa ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier i cilësoi dornët si “burim jetik për organet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

“Sigurojnë mbikëqyrje dhe ofrojnë mbështetje taktike për misionet policore”, tha ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →