Shabani: Është absurde me besu se ka rënie të papunësisë
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ditë më parë kishte deklaruar se numri i papunësisë është ulur në 6.6% brenda një muaji. Sipas Bislimit, këto statistika janë nxjerrë nga
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ditë më parë kishte deklaruar se numri i papunësisë është ulur në 6.6% brenda një muaji. Sipas Bislimit, këto statistika janë nxjerrë nga aplikimet që kanë bërë bizneset për pakon emergjente.
Lidhur me këtë, Zekirja Shabani nga Infokus në emisionin debatues “Click” në RTV21 ka deklaruar se është absurde të besosh që ka rënie të papunësisë.
“Është absurde me besu që në Kosovë ka pasur rënie të papunësisë, kur krejt bota po përballet me të, e sidomos pas raportit të Bankës Botërore, ku parasheh rënie të ekonomisë.”, deklaroi ai ndër tjerash./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






