Në shtatë shkolla në Shkup sot është ngritur alarmi për bombë, njofton Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut.
Sipas ministrisë denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.
Nga Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, ka njoftuar MPB./21Media









