Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Alarme për bomba në 15 shkolla

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2022
Alarme për bomba në 15 shkolla

Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup. Ekipe të MPB-së tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve.
“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.
Kërcënime me bomba, përveç në shkolla, gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe në qendrat tregtare dhe në institucionet shtetërore./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →