RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet të ndodhë në Bruksel më 13 dhjetor
🏛️ Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet të ndodhë në Bruksel më 13 dhjetor

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel. Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i m

nga Venera Grabanica11 dhjetor 202311 dhjetor 2023

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel.

Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin.

Çështje kjo që do të pasqyrtohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm.

Radio Europa e Lirë ka publikuar një pjesë të kësaj deklarate, ku do të kërkohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, angazhim serioz për zbatimin e rekomandimeve dhe marrëveshjes së normalizimit.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, dhe Serbia nga kryeministja Ana Bërnabiç.

Pjesë e deklaratës do të jetë edhe angazhimi i BE për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e rajonit , bazuar në  meritat individuale të vendeve.

Por ndonëse flitet për përshpejtimin e procesit të integrimit, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për çështjen Beleri.

Vetoja e mundshme për vendin tonë, pritet të jetë një nga cështjet e tjera që do të diskutohet në këtë samit.

Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.

Por vetëm disa ditë më parë Krymeinistri Rama i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në samit bëri të qartë se qëndrimi i shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë