RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
​Salah shpëton Liverpoolin me dy gola kundër ekipit të fundit në Premier Ligë
📈 Ekonomi

​Salah shpëton Liverpoolin me dy gola kundër ekipit të fundit në Premier Ligë

Futbollistët e Liverpool kanë shënuar fitore sot ndaj ekipit të fundit Southampton, në një ndeshje të vështirë me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu të mbajnë të sigurt kreun e tabelës pas 12 xhirosh

nga Venera Grabanica24 nëntor 202424 nëntor 2024

Futbollistët e Liverpool kanë shënuar fitore sot ndaj ekipit të fundit Southampton, në një ndeshje të vështirë me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu të mbajnë të sigurt kreun e tabelës pas 12 xhirosh në Premier Ligë.

Skuadra mysafire erdhi e para në epërsi me golin e Dominik Szoboszlai në minutën e 30-të, ndërsa vendësit u rikthyen në lojë duke barazuar përmes Adam Armstrong në minutën e 42-të.

Mateus Fernandes në pjesën e dytë solli për herë të parë ekipin e tij në epërsi pas asistimit të Adam Armstrong në minutën e 56-të.

Nëntë minuta më vonë futbollisti egjiptian Mohamed Salah u tregua preciz pas asistimit të Ryan Gravenberch për barazimin 2:2. I njëjti lojtar siguroi tri pikët e reja për fitoren e dhjetë të LIverpool këtë sezon nga penalltia në minutën e 83-të.

Liverpool kryeson tabelën me 31 pikë, pason Manchester City 23, Chelsea, Arsenal e Brighton kanë nga 22 pikë.

Ndeshja e fundit e xhiros 12 të Premier Ligës zhvillohet sot ndërmjet Ipswich Town dhe Manchester United.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

4 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë