Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia thotë se e ka goditur aeroportin pranë Odesës

nga Miranda Beqaj3 maj 2022

Moska thotë se ka goditur me raketa me precizion të lartë, një aeroport ushtarak pranë qytetit port jugor të Odesa-s.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes zona është përdorur për të dorëzuar armatimin e dhuruar Ukrainës nga Perëndimi.
“Hangaret që përmbanin drone pa pilot Bayraktar TB2, si dhe armë raketore dhe municione nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, u shkatërruan”, thuhet në njoftimin e tyre.
Dje, guvernatori i Odesa-s, Maksym Marchenko, konfirmoi se një sulm me raketë kishte goditur portin e Detit të Zi, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.
Detajet e këtij sulmi nuk ishin të disponueshme menjëherë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →