Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aeroplani ukrainas u rrëzua në afërsi të Odesës

nga Miranda Beqaj4 qershor 2022

Rusia thotë se forcat e saj kanë rrëzuar një aeroplan transporti ushtarak ukrainas që mbante armë dhe municione pranë portit të Odesës në Detin e Zi.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një përditësim të shtunën se avioni po dërgonte armë dhe municione.
Ai tha gjithashtu se një sulm me raketa në të njëjtin rajon kishte goditur një postë për “mercenarët e huaj”. Më herët zyrtarët ukrainas raportuan se një ndërmarrje bujqësore ishte goditur nga një raketë në zonën e Odesës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se raketat ruse kishin goditur një qendër trajnimi artilerie në rajonin Sumy të Ukrainës, ku instruktorë të huaj po stërvitnin forcat ukrainase.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →