RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Rruga e Kombit me pagesë nga 17 shtatori, mësohen çmimet

Vendosja e tarifës u shty pas sezonit turistik edhe si pasojë e kërkesës që e bënë bizneset dhe përfaqësuesit e qeverisë, që të mos ishte një barrë më tepër për pushuesit nga Kosova Grupi ndërministro

nga RTV2112 shtator 201812 shtator 2018

Vendosja e tarifës u shty pas sezonit turistik edhe si pasojë e kërkesës që e bënë bizneset dhe përfaqësuesit e qeverisë, që të mos ishte një barrë më tepër për pushuesit nga Kosova

Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin preferencial të banorëve të Qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë.

Burimet nga grupi negociator sqarojnë se të gjitha automjetet e regjistruara në Qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e Qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes telepass në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar.

Reduktimi i tarifës do të prekë gjithashtu edhe linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim.

Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh aq më shumë përfiton nga ulja.

Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik. Është rënë dakort që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator.

Fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do ti paguaj koncesionarit 48.5 milionë euro.

Vendosja e tarifës u shty pas sezonit turistik edhe si pasojë e kërkesës së bërë nga bizneset kosovare dhe përfaqësuesit e qeverisë, në mënyrë që të mos rezultonte një barrë më tepër për pushuesit që vijnë nga Kosova. Pavarësisht këtyre lehtësirave, banorët e Kukësit dhe drejtuesit vendorë kanë kërkuar që pagesa për ta të jetë 0 lekë.1

Tarifat e propozuara fillimisht janë më të lartat në Evropë dhe nuk përkojnë me gjendjen ekonomike të familjeve dhe të bizneseve në të dyja vendet.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje. Kjo pagesë u kundërshtua nga banorët, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Tarifat për kalimin në Rrugën e Kombit:

Tarifa për banorët e qarkut të Kukësit 100 lekë

Edhe për 11 linja të transportit publik pagesa 100 lekë

Për përdoruesit e shpeshtë është parashikuar që:

Nga 10 deri në 30 kalime në muaj, zbritje në masën 10%

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritje në masën 20%

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, zbritje në masën 30%

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

36 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë