Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it

nga B G10 janar 2024
Rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it

Rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, do t’i bashkohen së shpejti misionit KFOR në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në Facebook.

“Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën më herët gjatë ditës së sotme për t’i dhënë lamtumirën afërsisht 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, ushtarët e rinj amerikanë do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →