Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA tërheq 4.000 ushtarë nga Afganistani

nga RTV2115 dhjetor 2019

Rreth 13.000 ushtarë amerikanë janë vendosur aktualisht në Afganistan

Administrata amerikane do të njoftojë këtë javë qëllimin e saj për të tërhequr rreth 4.000 ushtarë nga Afganistani, njoftuan mediat amerikane

Bisedimet mes SHBA-së dhe talebanëve kanë rifilluar para një jave në Katar, por u ndërprenë pas një sulmi pranë bazës ajrore amerikane të Bagramit në Afganistan, që shkaktoi dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur mes civilëve.

Rreth 13.000 ushtarë amerikanë janë vendosur aktualisht në Afganistan, 18 vjet pas fillimit të ndërhyrjes amerikane, disa javë pas atentateve të 11 shtatorit 2001 për rrëzimin e regjimit të talebanëve.

Duke cituar tre ish-zyrtarë amerikan, NBC konfirmoi se administrata Trump kishte si qëllim të njoftonte tërheqjen e 4.000 ushtarëve nga Afganistani.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →