RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaArt
Rreth 17% e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit
🎨 Art

Rreth 17% e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit

16.6 për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1 deri 3 libra për vit, sipas raportit hulumtues të organizatës ETEA dhe shtëpisë botuese “Dukagj

nga Kaltrina Berila23 prill 202323 prill 2023

16.6 për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1 deri 3 libra për vit, sipas raportit hulumtues të organizatës ETEA dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” të publikuar sot (e diel) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Raporti “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit” po ashtu ka nxjerrë në pah se vetëm 7.2 për qind e qytetarëve të marrin pjesë rregullisht në aktivitete të cilat janë të dedikuara për promovimin e librit dhe leximit, thuhet në komunikatë.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se për nivelin e ulët të leximit dhe mungesës së kulturës së leximit, qytetarët e Kosovës, në shumicë, kanë arsyetimin e njëjtë: 67.5 për qind e qytetarëve thonë se nuk kanë kohë të lirë për të lexuar dhe insistojnë se do të kishin lexuar më shumë nëse do të kishin më shumë kohë të lirë.

“Gjithsesi, të pyetur për preferencat e tyre gjatë kohës së lirë, vetëm 20.7 për qind e qytetarëve thonë se do të lexonin një libër në kohë të lirë, derisa 45.8 për qind preferojnë të shohin program argëtues, me 33.5 për qind që zgjedhin të bëjnë aktivitet sportiv”, thuhet po aty.

Sipas hulumtimit, 31.29 për qind e qytetarëve nuk janë në gjendje të kujtojnë asnjë prej tre librave të fundit të lexuar. 11.3 për qind mund ta përmendin vetëm një titull libri, kurse 11.37 për qind dinë t’i përmendin dy tituj. Në përgjithësi, 52.24% nuk arrijnë t’i listojnë tre tituj librash në total. Kjo e fundit lë të kuptohet se më shumë se gjysma e popullsisë së Republikës së Kosovës nuk ndërvepron pothuajse fare me librin.

Ndërsa librat më të preferuar të qytetarëve që janë anketuar, thuhet të jenë: “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit dhe “It ends with us” nga Coolleen Hoover.

Në këtë kuadër, gjatë anketimit në terren, respodentët janë pyetur edhe për qëndrimet e tyre lidhur me disa nga fjalitë dhe frazat e çuditshme të shpeshdëgjuara në komunikimet e përditshme të shoqërisë kosovare në raport me librin dhe të lexuarit, njëra prej të cilave është: “Me lexu shumë, bëhesh budallë”. Vlen të theksohet se 9.4 për qind e respodentëve kanë vlerësuar se kjo qëndron”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ky hulumtim është realizuar gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti.

Për të gjetur nivelin e leximit dhe kulturës së të lexuarit në Republikën e Kosovës është përdorur metoda e kombinuar (metoda sasiore dhe metoda cilësore). Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA, përmes anketave, fokus grupeve dhe intervistave, kanë nxjerrë të dhëna nga 14 komuna të Republikës së Kosovës (nga 2 në nivel rajonal) të zgjedhurambi parimin e numrit të banorëve dhe të ardhurave ekonomike për komunë, të cilat janë: Prishtina, Obiliqi, Mitrovica, Skenderaj, Peja, Klina, Gjakova, Juniku, Prizreni, Mamusha, Gjilani, Kamenica, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Numri i respodentëve për komunë është bazuar në numrin total të banorëve sipas komunave, sipas përqindjes që përbëjnë totalin e banorëve në Republikën e Kosovës. Nga respodentët e anketuar në terren, 56.4% kanë qenë gra, kurse 42.7% burra. 0.9 për qind kanë refuzuar të përgjigjen se cilës gjini i takojnë. Mosha e respodentëve është nga 10-65+ vjeç. Në terren janë anketuar gjithsej 1486 persona.

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
LAJMI TJETËR →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Lexo edhe

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

34 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

51 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë