RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rreth 1 milion euro kërkohen në muaj për trajtim mjekësor jashtë vendit
🇽🇰 Kosova

Rreth 1 milion euro kërkohen në muaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 milionë euro shtesë kë

nga Kaltrina Berila26 mars 202426 mars 2024

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 milionë euro shtesë këtij fondi për programin për trajtim jashtë vendit.

Ai bëri të ditur se mbi 800 lëndë janë shqyrtuar dhe aprovuar nga bordi për trajtim jashtë vendit, të gjitha ato lëndë të cilat i kanë plotësuar kriteret me Udhëzimin e ri Administrativ.

“Vlera e përgjithshme e shpenzimeve në kuadër të programit për trajtim jashtë vendit është mbi 22 milionë euro. Vlera e kërkesave mujore është rreth 1 milion euro për trajtim jashtë vendit”, tha Kaçuri.

Kaçuri shtoi se në raportin e fundit të dërguar në Ministrinë e Financave shuma totale e obligimeve është 15 milionë euro duke përfshirë ato kontingjente dhe obligimet e rregullta.

“Me Udhëzimin e ri Administrativ kemi bërë një bazë të mirë ligjore që ka eliminuar procesin e parapagimit për rastet e rregullta, sepse në të kaluarën rastet e rregullta janë parapaguar në bazë të pro-faturës të dorëzuar nga ana e pacientëve dhe bordi për trajtim jashtë vendit në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe financiar ka aprovuar kërkesën mirëpo nuk është ditur asnjëherë saktë vlera e shërbimit që ka marrë pacienti”, tha ai.

Kaçuri u shpreh se ka ndodhur që vlera e pro-faturës ka qenë 10 mijë euro ndërsa vlera e shërbimit të pacientit të marrë është 8 mijë euro dhe 2 mijë euro kanë mbetur të lira.

“Kjo metodë është ndërprerë dhe është përcaktuar se kërkesat për rastet e rregullta së pari bëhet aprovimi i kërkesës nga ana e bordit për trajtim jashtë vendit ku merret vendim për aprovimin e kërkesës për fillimin e trajtimit, në ndërkohë pala pasi të merr shërbimin shëndetësor është e obliguar që në fund të sjellë faturën dhe raportin mjekësor për shërbimet e marra. Nëse nuk i sjellë nuk mund të aprovohet kërkesa”, u shpreh ai.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

9 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

10 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

11 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë