Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​“Rivotim në Mitrovicë”, Gashi: Procesi zgjedhor është cenuar rëndë

nga Venera Grabanica12 nëntor 2025
​“Rivotim në Mitrovicë”, Gashi: Procesi zgjedhor është cenuar rëndë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, ka deklaruar se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar rëndë dhe se e vetmja mënyrë për të rikthyer integritetin dhe besimin e qytetarëve është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

“Sot mendojmë se ky proces duhet të bie edhe në duart e organeve të drejtësisë, për faktin se kemi vërejtur defekte serioze në fletëvotime që kanë rrënuar besimin e opinionit publik në procesin zgjedhor. Konsiderojmë se e vetmja mënyrë për ta rikthyer procesin në binarë dhe për t’i dhënë besueshmëri është rikthimi edhe njëherë te qytetari, që nënkupton rivotim të ri në këtë komunë,” ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se procesi aktual është i rrënuar plotësisht dhe se problemi nuk qëndron te numrat apo fletëvotimet, por te dëmtimi i vullnetit qytetar.

“Nuk është çështje numrash, por e integritetit të procesit dhe e vullnetit të qytetarëve që është zbehur. Unë nuk po flas në emër të prokurorisë apo organeve të tjera, por si anëtar i KQZ-së që e ka parë nga afër se si ka shkuar gjithë procesi,” ka shtuar ai.

Sipas Gashit, në shumë vendvotime në Mitrovicën e Jugut janë evidentuar parregullsi që bien ndesh me rregulloret e KQZ-së.

“Është pak e rëndësishme se çka themi ne, për faktin se është me rendësi se çka mendojnë qytetarët jashtë kësaj salle, opinion publik mendon që është i dëmtuar. Pothasje në shumë vendvotime ka defekte të tilla të cilat bien ndesh me rregulloren e KQZ për rrjedhojë ne do të bëjmë një analizë një komision hetimor, PDK ka bërë një ankesë në PZAP për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që ta rikthejë atë çka është e vërteta dhe besueshmërinë e qytetarëve,”ka theksuar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se KQZ pritet të mbajë një mbledhje për të trajtuar këtë çështje, ndërsa ka theksuar se “edhe një votë e keqpërdorur është e mjaftueshme që të vihet në pikëpyetje i gjithë procesi zgjedhor.”

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →