RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia
🇽🇰 Kosova

​Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, bëri të ditur Policia e Kosovës. Shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-

nga Venera Grabanica7 qershor 20267 qershor 2026

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri, Erduan Baliqi, tha për kp se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast problematik në terren.

“Deri më tani nuk është paraqitur ndonjë incident apo ndonjë rast në katër komunat e veriut. Pra, gjithçka është duke shkuar në rregull. Përjashtimisht, një rast e kemi pasur, një keqkuptim më mirë të themi, në një qendër të votimit në Zubin Potok, ku kryesuesi ka kërkuar nga Policia që ta largojë një person nga qendra e votimit, sepse është dyshuar nga kryesuesi që është fotografuar fletëvotimi. Mirëpo, pasi që është vërtetuar që nuk ka pasur asgjë, nuk ka pasur elemente të veprës penale, personi është dalë nga qendra e votimit dhe gjithçka ka qenë në rregull”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po e zbaton planin operativ të paraparë për zgjedhje në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun.

“Po, plani operativ është i përgatitur në nivel të Kosovës, domethënë nëpër secilën komunë të Republikës së Kosovës është ky plani operativ, të cilin ne aktualisht e zbatojmë. Pra, edhe në pjesën veriore jemi në zbatim të këtij plani operativ. Kemi vendosur policë nëpër secilën, në afërsi të secilës qendër të votimit, për shkak të sigurisë, për mbajtjen e rendit dhe qetësisë. Fatmirësisht, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë incident apo ndonjë rast të raportuar”, tha ai.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

17 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë