
Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit. Zjarri, ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tri bashkive: Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë. Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet
Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit.
Zjarri, ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tri bashkive: Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.
Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë, çka po merr përmasa alarmante.
Efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës janë dislokuar në pjesën e territorit të kësaj bashkie për të mos lejuar depërtimin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit.
Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë./oranews

Më të fundit
Të gjitha →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos






