RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Rama: Shtëpia e Evropës në Tiranë ku sot ka zbritur e gjithë Evropa
🗺️ Rajoni

Rama: Shtëpia e Evropës në Tiranë ku sot ka zbritur e gjithë Evropa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit që po kryhen në Shtëpinë e Evropës, një strukturë e krijuar enkas për këtë event tek hapësira e gjelbër n

nga Kaltrina Berila16 maj 202516 maj 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit që po kryhen në Shtëpinë e Evropës, një strukturë e krijuar enkas për këtë event tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut.

Shqipëria mikpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

E vendosur pas monumentit të heroit tonë kombëtar, në “Shtëpinë e Europës” do të mblidhen kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, pjesëmarrës në këtë samit të rëndësishëm.

“Me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota,” shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka mbedhur sot në Tiranë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Në fokus të tij do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë