
Qytetari dorëzon në polici një portofol me dokumente e para
Sot, rreth orës 14:35, qytetari me inicialet G. Z. (25) nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor një portofol që kishte gjetur në Shtime. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Shtime,
Sot, rreth orës 14:35, qytetari me inicialet G. Z. (25) nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor një portofol që kishte gjetur në Shtime.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Shtime, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i presonit me inicialet B.F. nga Shtime. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin G.Z., duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Më të fundit
Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë




