RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Qytetarët kërkojnë gjuhë të përbashkët në mes pozitës e opozitës, jo zgjedhje
🇽🇰 Kosova

Qytetarët kërkojnë gjuhë të përbashkët në mes pozitës e opozitës, jo zgjedhje

Qytetarët në Prishtinë janë shprehën se pozita dhe opozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët por se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ata thonë se duhet lënë qeverinë ta

nga R20 gusht 202320 gusht 2023

Qytetarët në Prishtinë janë shprehën se pozita dhe opozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët por se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ata thonë se duhet lënë qeverinë ta qojë mandatin deri në fund. Sipas tyre, edhe partitë tjera opozitare nuk qëndrojnë më mirë se qeveria aktuale, në udhëheqjen e shtetit. Ata shprehen se për t’u mbajtur zgjedhjet, duhet investuar shumë dhe se kjo nuk i konvenon popullit.

Qytetari Nezir Hasanaj për KosovaPress, tha se është mirë që qeveria t’i shkojë deri në fund mandatit, derisa i quan “hajna” disa nga figurat politike.

“Na po e shohim krejt se qysh është duke shkuar këtu, qe sa vite janë këto partitë LDK, PDK, AAK, këto janë katastrofë se çfarë kanë vjedhur. .. Unë nuk kisha thënë që të shkojnë në zgjedhje, më mirë ky le të vazhdon deri në mandat, po që duan këta, pastaj nuk fitojnë asgjë, mund të bien sikur Lima që mbet në zero, edhe këta të tjerët. Unë jo me votu prej atje, por vijë këtu direkt edhe votoj për Albinin. (Çfarë po mendon rreth incizimeve rreth keqpërdorimeve për rezerva shtetërore?) Këto mund të jena manipulime, prej LDK-së, PDK-së, AAK-së. Ai Ramushi çka ka vjedhë deri sot, ku e bëri atë pasuri Ramushi, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, si e bënë, hajnat e mëdhenj ata janë”, tha Hasanaj.

Edhe qytetari tjetër, Enver Musliu shprehet se Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja, pasi sipas tij, duhen shumë investime.

“Po kërkon badihava se zgjedhjet të dy palëve duhet, ku t’i marrim paret, a e di që duhet investim i madh aty. .. Rrena janë ato se çfarë, nuk ma merr mendja nuk ka aty, ata opozitë kanë qenë edhe vetë, tretë kanë qenë në qeveri, çfarë kanë me ndreq, a kanë ndreq ndonjë gjë. Ka qenë LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, asgjë, pse po e kritikojnë këtë, edhe dy vite e ka mandatin, le ta lënë edhe dy vite, le të punon. … Pse zgjedhje, për çka, me dhënë para palidhje, taksat prej meje i ndalin në rrogë, i marrin taksat, ne i paguajmë. 01:10 Cilën parti, asnjë. Më kanë ftoftë krejt, jemi të zhgënjyer, asnjë nuk po punojnë, veç po folin kështu… Me ato po se po, edhe me këtë në fillim, kisha shpresa, por tash jam zhgënjyer pak, këtyre që po u thonë me afera…Incizimet, jo more çfarë, krejt Serbia ka gishtë”,u shpreh Musliu.

Se Kosova nuk duhet të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, e pohon edhe qytetari Jahja Gashi, i cili thotë se kryeministri Kurti nuk ka faj lidhur me keqpërdorimet shtetërore.

“Nuk është edhe koha për zgjedhje të reja, të provojnë edhe pak janë në negociata. 16:58 Tash për tash, po i dëgjoj disa opinione më të larta që po e lavdërojnë, unë nuk di ndoshta ta vlerësoj sa duhet, vetëm opinione të jashtme të Shqipërisë e Kosovës po japin nota pozitiva për qeverinë e Albin Kurtit. Tash do keqpërdorime që janë bërë të tij, shiko gjithkund, i zoti shtëpisë është, por anëtarët e familjes mund të bëjnë keqpërdorime të ndryshme, s’do të thotë se e ka ditë ai se çfarë po bën djali i tij, edhe ky tash. Megjithëse nuk ia pranoj se po i mbron ata ministrat e vet “jo ky nuk ka faj, jo unë besoj në të“, derisa ta vërteton gjyqi, atëherë thuaj se është i drejt ose jo”, potencoi Gashi.

Ndërkaq, Ismet Bytyqi derisa shpreh pakënaqësi për punën që po bën Qeveria, thotë se prapë do ta votojë atë.

“Këta tonët nuk kanë faj, ne kemi faj se ia qesim votën, me punu këta nuk janë ngushtë, asnjë. Unë jam i papunë, edhe djali im e ka kryer fakultetin krejt me 10-she, pa punë, privat po punon. 03:10 M*t ashtu, m*t kështu, asgjë hiç… Gjithmonë kam qenë me Albin Kurtin me Vetëvendosje, por ende jam me të, ia qes votën prapë, por as ky nuk e ka mirë”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, Muhamet Farizi thotë se opozita dhe pozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

“Pozita dhe opozita, momentin që është Republika e Kosovës, duhet të gjejnë gjuhë të të përbashkët. … Edhe opozita edhe pozita kanë faj, që nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, të përballen me Serbinë si okupatori jonë që ka qenë, edhe sot është një armik i jonë. Prandaj, nuk pritet, pa u mishëruar edhe opozita me u afru me pozitën i mjerë populli jonë. Nuk ia vlen, se është ligji përpara, edhe nuk jemi në luftë, luftën e krijon politika, acarimin e krijon politika, politika duhet të vetëdijesohet, të dy palët, pozita dhe opozita”, tha Farizi. /kp

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

45 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë