RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

“Qeveria s’ka ndarë 70 milionë për Trepçën”, Tahiri e Murati përplasen në Kuvend

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se qeveria e tij nuk ka paraparë me buxhetin 2022 investimet prej 70 milionë euro në ndërmarrjen Trepça, q

nga B.K25 nëntor 202125 nëntor 2021


Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se qeveria e tij nuk ka paraparë me buxhetin 2022 investimet prej 70 milionë euro në ndërmarrjen Trepça, që ka qenë zotim i kreut të Vetëvendosjes në tetor.
Derisa për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke thënë se sa i përket zotimeve për investime në Trepçë i qëndrojnë mbrapa.
“Gjëja e parë që kam dashur me parë në këtë buxhet ka qenë Trepça. Zakonisht në çdo prezantim të tij, kryeministri i vendit gjatë kohës sa ka qenë në opozitë, fjalimet e tij për buxhetin I ka nis me Trepçën… Më 20 tetor të këtij viti, kryeministri Kurti premtoj 70 milionë euro investime në Trepçë për dy vjetët e ardhshme. Dhe çka kemi në projektbuxhet për Trepçën, për dy vjetët e ardhshme janë nga 3 milionë euro. Ku janë të tjerat? Pra, mundoheni me qenë afër prej asaj çka e bënë dhe asaj çka e thoni”, theksoi ai.
Ministri Murati gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2022 ka thënë po ashtu se çdo gjë që e kanë në program dhe premtim do ta zbatojnë.
“Sa i përket Trepçës, është e vërtetë ajo që ka thënë kryeministri dhe i qëndrojmë mbrapa. Dhe siç kemi thënë çdo gjë qe e kemi në program dhe çdo premtim edhe do ta zbatojmë”, ka thënë ai.
Derisa deputeti nga PDK, Tahiri pati kritika edhe për mos buxhetimin e Gjykatës Komerciale dhe fokusi i qeverisë për asfalt.
“Buxheti komplet i sistemit të drejtësisë me punë të brendshme nuk arrin buxhetin që e kemi për asfalt. Në infrastrukturë kemi edhe projekte të reja, besoj se Republika e Kosovës tashmë e ka bërë një avancim të dukshëm të infrastrukturës rrugore në mbarë vendin… Mendoj se nuk duhet të jetë asfalti prioritet edhe i kësaj qeverie. Shtrohet pyetja, se a janë të buxhetuara Gjykata Komerciale, Gjykata e Punës, Gjykata administrative, rritja e numrit të gjyqtarëve, rritja e numrit të prokurorëve deh atyre profesional? Nuk janë, pra nuk i keni asnjërën prej këtyre gjykatave të buxhetuara”, theksoi ai.

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
Lajme

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

4 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë