RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Qeveria ndan 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit
🇽🇰 Kosova

​Qeveria ndan 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka themeluar Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ndërsa ka ndarë edhe 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut. Ministr

nga B G14 maj 202614 maj 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ka themeluar Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ndërsa ka ndarë edhe 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti tha se krijimi i këtij Këshilli Nacional është prioritet nacional në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të punëtorëve të Kosovës.

“Është prioritet nacional për forcimin e mekanizmave shtetërorë në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të punëtorëve në Kosovë. Bazuar në ligjin për Siguri dhe Shëndet në punë Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Punë themelon Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, i cili ka rol këshilldhënës dhe profesional në hartimin e politikave, dhënien e rekomandimeve në përcjelljen e sigurisë dhe shëndetit në punë. Funksionalizimi i këtij mekanizmi do të mundësoj koordinim më efektiv ndërinstitucional, bashkëpunim të strukturuar mes institucioneve përfaqësuesve të pundhënësve dhe punëmarrësve si dhe adresim më efikas të sfidave në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë“, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit me kodin 207 për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”, që parasheh ndarjen edhe të 50 mijë eurove për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës.

“Kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50,000 eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet këtij investimi, synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, por i cili natyrisht së pari ka nevojë për rindërtim”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 24 korrik 2024, për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës (MPFVLC).

Kurti tha se njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet proces me rëndësi të veçantë në funksion të drejtësisë.

“Njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet një proces me rëndësi të veçantë institucionale-shoqërore, në funksion të drejtësisë, dinjitetit dhe mbështetjes për të mbijetuarit. Në këtë drejtim, është propozuar ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të qeverisë për përbërjen e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, përmes emërtimit të përfaqësuesve të rinj nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti dha arsyetimin për këto ndryshime.

“Duke qenë se përfaqësuesit aktualë të deleguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare nuk janë më pjesë e këtij komisioni, ka qenë e nevojshme dhe është e nevojshme zëvendësimi i tyre me anëtarë të rinj, me qëllim të funksionalizimit të plotë dhe vazhdimësisë në trajtimin institucional të kategorive të mbrojtura me ligj”, tha Hoti.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin përfundimtar për shpronësimin, në interes publik, të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevojat e Ofruesit të shërbimeve të navigacionit ajror të Republikës së Kosovës.

Mbështetje për këtë propozim kërkoi ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila tha se qëllimi është krijimi i kushteve për zhvillimin dhe funksionalizimin e infrastrukturës së navigacionit ajror.

Ekzekutivi në detyrë sot ka miratuar edhe vendimin për përditësimin e Listës shtetërore strategjike për mallra ushtarake, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike, ose për arsye të të drejtave të njeriut.

Në mbledhjen e sotme ekzekutivi në detyrë ka emëruar Bordin e Korporatës së Ruajtjes së Energjisë, ku kryesues është zgjedhur Bujar Haxha, ndërsa anëtarë Fisnik Musai anëtarë, Violeta Arifi-Krasniqi kryetare dhe Mimoza Byçmeti-Uka /B.Ibishi/

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
LAJMI TJETËR →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

7 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

27 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

2 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

2 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

2 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

3 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

3 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

3 orë më parë