Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PZAP hedhë poshtë ankesën e Bekim Haxhiut, e cilëson të pasafatshme

nga B G12 janar 2026
PZAP hedhë poshtë ankesën e Bekim Haxhiut, e cilëson të pasafatshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu. PZAP ankesën e Haxhiut e ka vlerësuar si të pasafatshme.

Kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Ai kishte thënë se afati i fundit për t’i pranuar fletëvotimet me postë ishte 29 dhjetori dhe  ka shtuar  se KQZ-ja ka pranuar mbi 23 mijë vota pas këtij afati ligjor.  Sipas Haxhiut  kjo përbën një shkelje të drejtpërdrejt të ligjit.

Por, PZAP në arsyetimin për hedhje poshtë të ankesës si të pasafatshme tha se është kaluar afati 48-orësh nga shkeljet që pretendohet se janë bërë.

Për të njëjtën gjë PZAP e kishte refuzuar edhe një ankesë të PDK-së të bërë lidhur me votat me postë.

Veç kësaj, PZAP tha për rtv21 se gjatë këtij procesi zgjedhor ka pranuar gjithsej 73 ankesa, për të cilat tashmë ajo ka marr vendime. Duke iu hapur rrugë kështu palëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të ankimimit në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë, pas përfundimit të këtyre procedurave KQZ mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i hapur rrugë edhe certifikimit të rezultateve, e cila gjithashtu ndjekë pothuajse të njejtën procedurë./RTV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →