Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

nga B G9 janar 2025
​PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila kërkonte anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Kjo ankesë u konsiderua që nuk i përmbush kërkesat ligjore.

Javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi PZAP-së që ta shfuqizojë vendimin e KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →