RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
PSD ia dërgon Gjermanisë faturën e shfrytëzimit për mjekët dhe infermierët e Kosovës
🇽🇰 Kosova

PSD ia dërgon Gjermanisë faturën e shfrytëzimit për mjekët dhe infermierët e Kosovës

Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditën e Evropës, përmes një aksioni simbolik afër ambasadës së Gjermanisë, ia ka dërguar faturën e shfrytëzimit këtij shtetit për mjekët dhe infermierët që po i merr fa

nga Kaltrina Berila9 maj 20239 maj 2023

Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditën e Evropës, përmes një aksioni simbolik afër ambasadës së Gjermanisë, ia ka dërguar faturën e shfrytëzimit këtij shtetit për mjekët dhe infermierët që po i merr falas nga Kosova.

Zgjim Hyseni nga PSD, u shpreh se Gjermania po eksporton mallra, ndërsa po importon njerëz nga vendet e shpopulluara.

Hyseni theksoi se vetëm në këta katër muajt e parë të këtij viti, Kosova 91 mjekë kanë ikur nga Kosova, e të cilët po të shkolloheshin në Gjermani, do të kushtonin 18.2 milionë euro.

“Gjermani po eksporton mallra e po importon njerëz. Vendet e shpopulluara janë në anën tjetër e parajsës ekonomike atje. Burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. E në anën tjetër, Gjermania është ekonomia e katër në botë për nga madhësia, ndërkohë janë burimet publike të Kosovës që po ia financojnë shëndetësinë. … Vetëm katër muajt e parë të këtij viti prej Kosovës kanë ikur 91 mjekë. Nëse llogarisim për secilin mjekë, prej tyre po të shkollohej në Gjermani, do të bënte 200 mijë euro, atëherë i bie që 18.2 milionë euro populli i Kosovës e ka ndihmuar Gjermanin e varfër. Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë të tjera që janë për 300 infermierë, atëherë i bie që për katër muaj, ne ia kemi kursyer Gjermanisë 27.2 milionë euro. Nëse trendi kish me vazhduar si në katër muajt e parë, i bie që na ia kursejmë Gjermanisë ose e subvencionojmë shëndetësinë gjermane për 81 milionë euro. Ky nuk është kurgjo më pak sesa shfrytëzim”, tha ai.

Sipas tij, Ballkani e Kosova po zbrazen si pasojë e kësaj pabarazie që po ndodh duke u thirrur në treg të lirë.

“Kjo marrëdhënie e pabarabartë duhet me ndryshuar, përndryshe nuk ka asnjë kuptim që me quajtur njëri-tjetrin partnerë. Bile nuk ka asnjë kuptim me ekzistuar Kosova si shtet nëse ekonomia po na shpopullohet, nëse është kështu duhet shtuar pyetjen pse mos të bëhet Kosova një prej landeve të Republikës Gjermane, së paku bile në atë rast kishim me i gëzuar të gjitha të drejtat dhe mbrojtjet sociale që ofrohen në Gjermani. Përndryshe, ne jemi bërë vetëm riciklim i profitit që ekziston në qendër. Për këtë arsye sot kemi ardhur këtu te Ambasada Gjermane me iu thënë se kjo është fatura e shfrytëzimit dhe kjo faturë është shumë e kufizuar sepse nuk ka të dhëna për profesione të tjera. Faturën e shfrytëzimit e kemi sjell këtu sepse këtu është një prej burimeve të pabarazisë”, tha ai.

Viteve të fundit shëndetësia kosovare po ballafaqohet me ikje të madhe të profesionistëve shëndetësor. Vetëm në vitin 2022, 205 mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësor e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vazhduar punën në spitalet privat në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.

Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar.

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

59 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

3 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë