
Protestë në Tiranë për lirimin e Dritan Goxhajt
Një protestë me kërkesën për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, u mbajt këtë të diele në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë. Me pankarta në duar, protestuesit kundërshtonin mbajtjen në par
Një protestë me kërkesën për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, u mbajt këtë të diele në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë.
Me pankarta në duar, protestuesit kundërshtonin mbajtjen në paraburgim në Tiranë me qëllim ekstradimi në Dhomat e Specializuara, nën akuzën se ka frikësuar dëshmitarët.
Protesta u mbaj nga shoqata “Krahët e Shqiponjës”.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Ai po mbahet në paraburgim për një afat 40 ditor në pritje të ekstradimit. Në sallën e gjyqit Goxhaj i mohoi akuzat ndaj tij.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






