RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Prishtina përgatitet për ditën e votimit, komisionerët shpërndajnë materialet jo-sensitive
🇽🇰 Kosova

​Prishtina përgatitet për ditën e votimit, komisionerët shpërndajnë materialet jo-sensitive

Qytetet e Kosovës ku të dielën, më 7 qershor, do të mbahen votimet kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor. Kabinat e votimit, posterët informues, dhe materialet e tjera logjistike që nuk ndikojn

nga Venera Grabanica6 qershor 20266 qershor 2026

Qytetet e Kosovës ku të dielën, më 7 qershor, do të mbahen votimet kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor. Kabinat e votimit, posterët informues, dhe materialet e tjera logjistike që nuk ndikojnë drejtëpërdrejt në rezultatin zgjedhor janë shpërndarë gjatë ditës në të gjitha qendrat e votimeve në Kosovë, raporton kp.

Komisionerët e qendrave të votimit në Prishtinë, gjatë së shtunës, i kanë tërhequr këto materiale nga Salla “1 Tetori” dhe kanë nisur përgatitjet e vendvotimeve në të gjithë komunën.

Ndërsa materialet sensitive, përfshirë fletëvotimet, listat e votuesve, vulat zyrtare dhe procesverbalet, do të dërgohen në orët e para të mëngjesit nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zyrtarja ekzekutive e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prishtinë, Fatmire Bajrami, tha se procesi i shpërndarjes së materialeve jo-sensitive po zhvillohet sipas planifikimeve dhe se gjithçka është gati për hapjen e vendvotimeve.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që më parë kanë votuar në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” të drejtohen në objektin e ri. Sipas Bajramit, ata votues në këtë proces zgjedhor do të votojnë në ish-shkollën “Xhevdet Doda”

“Këtu në sallën 1 Tetori është duke u shpërndarë materiali josensitiv. Prishtina ka 55 qendra të votimit, 54 qendra të votimit janë të rregullta, ndërsa Fakulteti i Edukimit është qendër e votimit me kusht. Në kuadër të këtyre qendrave të votimit kemi bërë vetëm një ndryshim të objektit të shkollës apo të qendrës së votimit, nga shkolla “Shtjefën Gjeçovi” që deri tash është e njohur me qendrën e votimit 1905, ka kaluar, e kemi transferuar në shkollën “Xhevdet Doda” në sheshin “Bill Clinton””, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, materialet sensitive do të shpërndahen gjatë së dielës që nga ora 03:30 e mëngjesit, fillimisht në zonat rurale, ndërsa më pas në pjesën urbane të kryeqytetit në përcjellje të Policisë së Kosovës.

“Nesër në orët e hershme të mëngjesit, në prani të policisë, për çdo qendër të votimit shpërndahet materiali sensitiv. Fillojmë në fshatrat më të larta prej orës 3:30 mandej duke vazhduar në pjesën urbane nga ora 4:00. Prishtina i ka 262 vendvotime. Për secilin vendvotim materiali është i gatshëm, është i gatshëm materiali sensitiv edhe jo sensitiv. E përmenda më herët se materiali jo sensitiv tani është duke u shpërndarë”, theksoi ajo.

KosovaPress ka përcjellë nga afër përgatitjet në shkollën “Mitrush Kuteli” në Matiçan, ku komisionerët po rregullonin klasat që nesër do të shndërrohen në vendvotime.

Ata vendosen kabinat e votimit, sistemuan materialet logjistike, si dhe vendosen edhe posterët informues.

Përfaqësuesja e komisionerëve në këtë shkollë Sevdije Dauti, tha se të gjitha materialet janë pranuar me kohë dhe se vendvotimi është gati për ditën e zgjedhjeve.

Ajo tha se po presin nesër edhe materialet sensitive që të fillojnë procesin zgjedhor për të cilën shpreson që të zhvillohet pa parregullësi

“Gjendemi në vendvotimin në shkollën Mitrush Kuteli. Materialin e kemi marrë me kohë, domethënë çdo gjë është në rregull. Klasën e kemi përgatitur apo vendvotimin. Materialet kanë qenë të gjitha qysh është dashur me qenë. Për nesër shpresojmë që procesi i votimit të shkojë në mënyrën e duhur, mos të ketë keqpërdorime, i lusim edhe qytetarët domethënë të shkojë një proces sa më i mirë”, deklaroi Dauti.

Në mëngjesin e së shtunës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar dërgimin e materialeve të ndjeshme zgjedhore në komunat e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Ndërkaq, të dielën, më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në procesin zgjedhor që do të zhvillohet në gjithë vendin. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

12 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

29 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë