RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Pozitë e opozitë përplasen për zhvillimin ekonomik të Kosovës
💼 Biznes

Pozitë e opozitë përplasen për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Rritja ekonomike dhe zhvillimi është arma më e fortë e qeverisë Kurti, tha deputeti i partisë në pushtet Armend Muja në një fjalë të tij në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij që nga viti 2021 Kosova ka shë

nga B G13 shtator 202413 shtator 2024

Rritja ekonomike dhe zhvillimi është arma më e fortë e qeverisë Kurti, tha deputeti i partisë në pushtet Armend Muja në një fjalë të tij në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij që nga viti 2021 Kosova ka shënuar rritje ekonomike mbi 6 %, duke lënë, sipas tij, larg rritjet që kanë ndodhur gjatë qeverisjeve të kaluara.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, në bazë të ASK-së rritja e raportuar ishte 5.6% në terma real, dhe marrë në përgjithësi, që nga ardhja e kësaj qeveria, nëse bëhet analizimi i thjeshtë, rritja mesatare që nga viti 2021 vazhdon të jetë mbi 6%, larg përtej krahasimisht rritjeve që kanë ndodh paraprakisht. E veçanta e kësaj rritjeje ekonomike në 2-3 vitet e fundit kjo është rritje ekonomike pa borxh, nuk është e bazuar në borxh…Po mos të ishim ne iu them me përgjegjësi të plotë se 1 miliard euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin dhe rrjedhimisht i gjithë financimi i shtesave për fëmijë dhe i gjithë financimi për ushtrinë do të mungonte”, tha Muja.

Por, pretendimet e deputetit Armend Muja i hodhi poshtë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke akuzuar atë se po manipulon me shifra. Bajrami ka përmendur inflacionin e lartë në Kosovë dhe çmimet e larta të produkteve të konsumit.

“Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro dhe sot ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i keni marrë këto miliarda? I ke marr prej xhepave të qytetarëve, prej xhepave të prindërve fëmijëve të të cilëve deri sot ia ke dhënë 10 euro e tash në kohë të fushatës ia jep 20 respektivisht 30 euro. Por 10, 20 e 30 euro assesi nuk e mbulojnë normën e inflacionit që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve. Çka me premtimit tuaj për qumësht më të lirë, bukë më të lirë, sheqer me të lirë. vaj më të lirë, çka ka ndodh me çmimet e këtyre produkteve? Këtyre produkteve i është dyfishuar çmimi e juve iu janë dyfishua tatimet për të mundësua rritjen e buxhetit. Të lutem shumë, mos fol për politika fiskale, për cilat politika fiskale po fol, cilën reformë fiskalë. A e din që ministri i Financave që është këtu, ende e ka drejtor të Administratës Tatimore drejtorin që ia ka caktuar Bedri Hamza në qeverisjen PAN jashtë kritereve ligjore, përmes konkursit të manipuluar”, tha Bajrami për rtv21.

Ndërkohë banka Qendrore në projeksionin e saj thotë se Kosova në tre muajt e parë të vitit 2024 ka shënuar rritje të ngadalësuar ekonomike, në 3.3 % si pasojë e rënies së eksportit dhe rritjes së importit. Sipas saj, Kosova pritet të ketë një rritje ekonomike prej 3.9%. Kjo rritje sipas njohësve të fushës së ekonomisë është e pamjaftueshme për të adresuar nevojat reale të qytetarëve. Profesori i ekonomisë Medain Hashani, numëron disa nga arsyet pse Kosova qëndron keq në aspektin ekonomik, për çka sipas tij, qeveria duhet të ndryshoj qasje për këtë sektor.
Incizim- Medain Hashani, profesor i ekonomisë

“Qeveria, është pritur ta ketë prioritet ekonominë gjë që nuk e ka bërë…”

Sipas fondit monetar ndërkombëtar Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila është në luftë me Rusinë./RTV21/21Media

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
LAJMI TJETËR →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

4 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

24 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

2 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

3 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

3 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

3 orë më parë