RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Pozitë e opozitë me qëndrime të ndryshme rreth procesit zgjedhor në veri
🇽🇰 Kosova

Pozitë e opozitë me qëndrime të ndryshme rreth procesit zgjedhor në veri

Deputetët e pozitës dhe ata të opozitës janë deklaruar lidhur me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës. Subjekti në pushtet Lëvizja Vetëvendosje pret që në veri të mbahet proces i lirë

nga Kaltrina Berila11 mars 202411 mars 2024

Deputetët e pozitës dhe ata të opozitës janë deklaruar lidhur me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës. Subjekti në pushtet Lëvizja Vetëvendosje pret që në veri të mbahet proces i lirë zgjedhor pas shkarkimit të kryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehen kritik dhe skeptik për këtë proces, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk duhet të ketë kthim prapa në aspektin e përdorimit të simboleve shtetërore të Kosovës.

Shefja e deputetëve të mazhorancës, Kusari-Lila tha se pret që në veri të mbahet proces i lirë zgjedhor, nëse shkarkohen kryetarët aktual më 21 prill.

Derisa nënvizoi se nuk pret që përkatësia etnike e kryetarëve të ardhshëm në veri të thotë që apriori e mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe përdhosin simbolet shtetërore të Kosovës.

“E rëndësishme është që në katër komunat në veri të mbahet proces i lirë zgjedhor dhe të ketë kandidatë nga subjektet të tjera politike…Ne synojmë dhe shpresojmë që të jemi të suksesshëm në të mirë të demokracisë dhe shprehjes së vullnetit të lirë të gjithë qytetarëve pa dallim, që në katër komunat në veri të ketë një proces zgjedhor që e tregon vullnetin e qytetarëve pa asnjë imponim nga askush. Përkatësia etnike kryetarëve nëse ata zgjedhën nuk do të thotë apriori që ata do të jenë mohues të shtetësisë dhe ekzistencës së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Por kritik për procedurën e procesit zgjedhor në katër komunat në veri u shpreh shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se mënyra e shkarkimit të kryetarëve në veri, pa një marrëveshje politike e thellon ndarjen ndër-etnike atje.

“Mënyra e shkarkimit të tyre pa një marrëveshje politike, përmes këtij referendumi e thellon edhe më tutje ndarjen ndër-etinike dhe do të vështirësojë më shumë qëndrimin e shqiptarëve që janë në ato pjesë të Kosovës duke jetuar. Është një proces i dëmshëm që nuk do të duhej me ardh në këtë pozicion që na ka sjell zotëri Kurti”, deklaroi Tahiri.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kërkoi nga institucionet e Kosovës që mos të ketë kthim prapa sa i përket aspektit të përdorimit të simboleve shtetërore të Kosovës në veri.

“Kjo nuk duhet të kthehet prapa. S’duhet të ketë kthim prapa në asketin e përdorimit të simboleve shtetërore të Kosovës. Jam i bindur se institucionet e Kosovës kanë tashmë një momentum tjetër dhe duhet të përdorin në funksion të zbatimit të Ligjit për simbolet shtetërore. Kushdo që i heq ato apo përdhosë simbolet shtetërore të Kosovës atëherë duhet të jetë subjekt i ndjekjes penale ose ligjore”, tha ai.

Më skeptik për procesin zgjedhor në katër komunat veriore u shfaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Para gazetarëve, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, foli edhe për vizitën e emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Shqyrtimi i këtij procesi është i zakonshëm në raport me vizitën e tij. Në raport me temat që mund të ngritën, çështja e dinarit apo përdorimit si valutë e brendshme është e qartë se vetëm konvertimi i dinarit apo afatet e lehtësimit të konvertimit mund të diskutohet, pasi në Kosovë është vetëm një valutë. Ajo është euro dhe valutat të tjera konvertohen. Sa i përket kërkesës për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese më duhet të ritheksojë se mbetemi të përkushtuar në normalizimin e situatës në katër komunat në veri. Siç po e shohim kohë pas kohe atje ka tendencë dhe potencial për tensione”, tha ajo.

Krahas këtyre, katër partitë parlamentare u shprehën të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve qofshin ato të parakohshme apo të rregullta.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së hënës, me kërkesë të partive opozitare ka vendosur që të enjten të mbahet seancë e jashtëzakonshme sa i përket kontratave njëburimore në Qeverinë e Kosovës.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë