
Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e Mefail Shkodrës
Lidhur me vrasjen në Gjilan, Policia e Kosovës, përveç Mefail Shkodrës, ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjell Shkodra. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gji
Lidhur me vrasjen në Gjilan, Policia e Kosovës, përveç Mefail Shkodrës, ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjell Shkodra.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: info@kosovopolice.com, si dhe në numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon njoftimi.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane






