Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar këtë 24 vjeçar
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia po kërkon Blend Zekajn, i lindur më 07.01.1998 në Carrabreg të Deçanit. I dënuari është i kërkuar për veprën penale “Dhunim nё tentativё”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së






