Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2025
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë ku janë bashkangjitur edhe dy fotografi të personit të dyshuar.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, Policia ka lutur që të kontaktohet në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →