Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

nga Gentrita Xhemajli3 shkurt 2025
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Në kërkesën e Policisë për bashkëpunim është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →