Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje

nga Kaltrina Berila9 korrik 2024
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje.

Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale vjedhje. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →