Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje rreth aksionit në Banjskë, u gjetën armë në disa shtëpi

nga B G27 shtator 2023
Policia jep detaje rreth aksionit në Banjskë, u gjetën armë në disa shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksionin e bastisjeve më 26 shtator të këtij vitit në fshatin Banjskë të Zveçanit ku nëpër shtëpi janë gjetur armë pa leje.

Në të njëjtën datë rreth orës 11:500 gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Gjatë kontrollit të të një shtëpie tjetër dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton policia.

Kujtojmë  24 shtator u zhvillua një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës në Bansjkë, ku vra polici Afrim Bunjaku i cili u shpall hero i Kosovës, derisa janë vrarë edhe tre terrositë e janë arrestuar tetë të tjerë.

Ndaj tre të dyshuarve për sulmin Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji,.

Derisa ky sulm ngjalli reagime të shumta dhe u dënua nga insitucionet vendase e bashkësia ndërkombëtare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →