Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

15 të arrestuar, mijëra euro dhe armë të konfiskuara, policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rastin “Brezovica”

nga B G3 mars 2023
15 të arrestuar, mijëra euro dhe armë të konfiskuara, policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rastin “Brezovica”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje t rreth aksionit që zhvilloi të enjten në kuadër të rastit “Brezovica”.
Në raportin 24 orësh policia njofton se ka arrestuar 15 persona nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale Fajde dhe Bashkëkryerja.
Ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës.
“kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi, dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri. Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →