Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Gjilan

nga B.K21 janar 2020

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →