RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Për 3 muaj 80 punësime në Komunën e Tetovës, BDI akuzon Kasamin

Komuna e Tetovës për tre muaj ka nënshkruar rreth 80 kontrata dhe të njëjtat i ka publikuar në ueb-faqen e komunës. Sipas kryetarit Bilall Kasami, në Komunën e Tetovës ka nevojë edhe për shumë kontrat

nga E.Bullaku12 prill 202212 prill 2022

Komuna e Tetovës për tre muaj ka nënshkruar rreth 80 kontrata dhe të njëjtat i ka publikuar në ueb-faqen e komunës.
Sipas kryetarit Bilall Kasami, në Komunën e Tetovës ka nevojë edhe për shumë kontrata dhe sidomos për profile të caktuara si inxhinier.
“Të ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe atyre të rinjve që kanë kryer inxhinieri, të paraqiten në komunën e Tetovës pasi që kemi nevojë për kuadro profil specifik që kanë të bëjnë me shërbimet që ne u bëjmë qytetarëve. Konkretisht sektori urbanizmit, sektori veprimtarisë komunale, sektori inspektoratit komunal, kemi nevojë për kuadro dhe profile profesionale”.
Por sipas këshilltarëve të BDI-Së, Kasami është duke punësuar militantë partiak.
“Nga ajo çfarë pamë kryesisht janë aktivistë partiak. Nuk dua të përmendi emra siç kanë bërë këta para nesh, por dua të them se ka pasur punësime, ish-kandidat për kryetar komune, ish-funksionar të punësuar që kanë qenë në ministrinë e Bujqësisë dhe kjo nëse kritikohet si dukuri dhe vetë e bënë mendoj se nuk është mirë për qytetarët tanë”, tha Blerim Osmani, këshilltar i BDI-së.
Në dhjetor të vitit 2021 Kasami në një intervistë të TV21 tha se nuk do ketë punësime partiake. A do të thotë kjo se nuk do të ketë punësime partiake dhe se do të ketë punësime vetëm të ekspertëve?
“As që behët fjalë, komuna e Tetovës është e gjithë qytetarëve. Për atë përcaktimi jonë është që punësimet të jenë të përkohshme që do të shkojnë me konkurs. Në asnjë moment nuk do të ketë angazhim të punëtorëve partiak edhe assesi i punëtorëve partiak se angazhimi do të jetë i ekspertëve . Jo detyrimisht do të jenë nga Tetova”.
Por çfarë thotë tani Kasami? Cilët prej këtyre të punësuarve janë ekspertë?
“Unë një do jua përmendi profesionin dhe nuk besoj se është militant u lëvizjes Besa, behët fjalë për profesorin Gërçev i cili është i mirënjohur për profesionin edhe angazhimin e tij në gjithë Maqedoninë”.
Në listën e kontratave që e publikoi Kasami ditë më parë, janë edhe 12 të punësuar të cilët të punësuar kanë qenë edhe në kohën kur kryetare ishte Teuta Arifi. Këta të punësuar janë vetëm në komunë, ndërsa ende nuk janë publikuar listat e punësimeve në ndërmarrjet publike./TV21

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
Lajme

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

6 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë