Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së pas intervistimit të Albulena Haxhiut

nga Kaltrina Berila21 nëntor 2023
PDK: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së pas intervistimit të Albulena Haxhiut

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka lidhur ngjarjen e sotme të djegies së dy zyrave në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka kërkuar që “sa më parë” duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në “Facebook”.

Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Nuk raportohet për të lënduar.

Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →