RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
PDK: Pushteti i madh i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në
🇽🇰 Kosova

PDK: Pushteti i madh i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në

(Lajm i përditësur) Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në konferencë për media flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e Këshillit Prokurori

nga Kaltrina Berila25 mars 202325 mars 2023

(Lajm i përditësur)

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në konferencë për media flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Tahiri e cilëson vendimin e Kushtetues si vendim shumë të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, pasi që pushteti i kryeministrit Albin Kurti nuk arriti ta kapë edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Siç e dini dje, Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim që ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rendin kushtetues dhe është një lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë, që pushteti i madhi Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm si Këshilli Prokurorial i Kosovës”, tha Tahiri.

“Miratimi i një vendimi të tillë do të ishte përmbysje apo kapje e madhe e fuqishme e KPK-së që sot mund të jetë nga Albin Kurti e nesër nga dikush tjetë”, shtoi ai.

Ai tregon se si GP bashkë me grupet tjera parkamentare e kanë përgaditë lëndën me avokatin Faton Fetahu, të cilin e kishin proceduar në Gjykatën Kushtetuese më 1 korrik të vitit 2022, meqenëse ky projektligj është i paligjshëm dhe antikushtetues, specifikisht në 4 amandamente, në të cilat Ministria e Drejtësisë kishte bërë ndryshime rrënjësore në mandatin dhe përbërjen e KPK-së.

“Gjatë gjithë kësaj kohe i kemi bërë thirrje ministres së drejtësisë dhe kryeministrit ta tërheqin këtë projektligj, për shkak se padyshim se do ta dërgojmë në GJK dhe nuk i përmbysh standardet kushtetuese të republikës e sigurisht që nuk mund të kalojë”, thotë Tahiri.

PDK: Të papranueshme sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses

Përparim Gruda, koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës për drejtësi, ka thënë se janë të papranueshme sulmet e ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ia cilësoi si anti-kushtetues Ligjin për KPK-në.

Gruda ka thënë se në asnjë vend të botës Ministria e Drejtësisë nuk e sulmon Gjykatën Kushtetuese.

“Sulmet që Ministrja e Drejtësisë i bëri sot Gjykatës Kushtetuese në konferencë për media, tregojnë se kjo Qeveri nuk respekton asnjë parim, asnjë institucion e aq më pak Kushtetutën e Kosovës”.

“Në një vend demokratik nuk mund të ndodh kurrë që një Ministre e Drejtësisë të sulmoj kështu Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen e saj. Kjo qeveria është e paftë, pa program dhe pa vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin. Prandaj, sulmet ndaj çdo institucioni ose individi që nuk mendon si ata, janë përpjekje për të mbuluar mospunën dhe paaftësinë e tyre”, ka shkruar ai.

​Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e quajti absurde vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kundër kushtetues, e që rrjedhimisht i njëjti duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij. Haxhiu tha se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi. 

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë