
Pas disa shtyrjeve, nis regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi
Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes së disa herë të datës së parashikuar, pas kërkesës së partive opozitare në vend. Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popul
Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes së disa herë të datës së parashikuar, pas kërkesës së partive opozitare në vend.
Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë duhet të kishte më 1 tetor dhe më 30 nëntor, por kryeministri Milojko Spajiq ofroi shtyrjen për disa kohë, pasi partia opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve e ish- presidentit Milo Gjukanovq, kërkoi plotësimet e të gjitha kushteve të parashikuara në marrëveshjen e firmosur mes opozitës dhe kryeministrit, për regjistrimin e popullsisë.
“Ka momente, vendime dhe veprime përmes të cilave ne maturohemi si shoqëri. Vendimet e opozitës dhe qëndrimi i unifikuar për të, është një hap në atë drejtim, është dëshmi se një vetëdije e re politike në të cilën interesi i shoqërisë dhe shtetit është mbi gjithçka tjetër”, tha Spajiq.
Gjatë ditës së sotme, Administrata e Statistikave të Malit të Zi njoftoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.
Instituti Monstat u bëri thirrje qytetarëve që “të hapin derën për regjistruesit” dhe bëri thirrje që “të përmbahen nga deklaratat që nuk ndihmojnë në qetësimin e tensioneve”.
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike, të pro-malazezëve dhe të atyre pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë, që nisi sot, mund të përmbysë strukturën kombëtare të popullsisë në shtetin e vogël ballkanik.
Edhe në raportin e Komisionit Evropian, u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Mal të Zi kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhet me etninë, fenë dhe gjuhën.
Regjistrimi i fundit i popullsisë dhe banesave u mbajt në vitin 2011 në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, me qëllim të përcaktimit të të dhënave statistikore për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat.
Ky ishte regjistrimi i parë në territorin e Malit të Zi që nga rifitimi i pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006.
Rezultatet e regjistrimit treguan se Mali i Zi kishte një popullsi prej 625.266 banorësh dhe 194.795 familjesh. Sa i përket përkatësisë kombëtare mbizotëroi komuniteti malazez me 44,98 %, pasuar nga komuniteti serb 28,73%, nga boshnjakët 8,65% dhe shqiptarët me 4.91%.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






