RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Parlamenti Evropian me rezolutë kundër shtypjes dhe korrupsionit në Serbi
🗺️ Rajoni

Parlamenti Evropian me rezolutë kundër shtypjes dhe korrupsionit në Serbi

Projektrezoluta e Parlamentit Evropian mbi Serbinë do të jetë para eurodeputetëve sot, dhe në shikim të parë është e qartë se regjimi i Aleksandar Vuçiq është nën sulm gjithnjë e më të madh, shkruan n

nga B G21 tetor 202521 tetor 2025

Projektrezoluta e Parlamentit Evropian mbi Serbinë do të jetë para eurodeputetëve sot, dhe në shikim të parë është e qartë se regjimi i Aleksandar Vuçiq është nën sulm gjithnjë e më të madh, shkruan nova, transmeton KosovaPress.

Sipas projektrezolutws, qeveria serbe thirret të shpjegojë plotësisht shembjen e tendës në Novi Sad, kërkon që ata që janë përgjegjës të ndëshkohen, u jep mbështetje absolute studentëve, e quan kampin në Parkun Pionirski të paligjshëm dhe shpreh shqetësim se partia në pushtet ka punësuar njerëz me të kaluar kriminale për anti-protestat.

“Pika që do ta mërzisë më shumë regjimin serb është numri 30, dhe paralajmëron të gjithë pjesëmarrësit në EXPO 2027 për korrupsionin e lidhur me strukturat në pushtet”, shkruan mediumi serb.

Disa nga pikat e projektrezolutës:

Përkujton, një vit pas tragjedisë, 16 viktimat që humbën jetën dhe ata që u plagosën pas shembjes së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024; përsërit thirrjet e saj për procedura të plota dhe transparente ligjore pas hetimit nga autoritetet kompetente, në mënyrë që ata që janë përgjegjës të nxirren para drejtësisë, në përputhje me sundimin e ligjit; bën thirrje për një hetim teknik të pavarur të dështimit strukturor, një shqyrtim gjithëpërfshirës të lejeve të ndërtimit dhe procedurave të mbikëqyrjes, si dhe një vlerësim të plotë të korrupsionit ose neglizhencës së mundshme; u kërkon autoriteteve serbe t’u garantojnë familjeve të viktimave akses efektiv në drejtësi dhe kompensim adekuat; thekson nevojën për një hetim më të gjerë mbi masën në të cilën korrupsioni ka çuar në uljen e standardeve të sigurisë dhe ka kontribuar në këtë tragjedi.

Mbështet të drejtën e studentëve dhe qytetarëve serbë për protesta paqësore, duke bërë thirrje për llogaridhënie dhe reforma demokratike të lidhura drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, të cilat BE-ja pret nga Serbia; thekson rëndësinë e guximit qytetar, angazhimit ndaj mosdhunës dhe angazhimit të të rinjve për përparimin e Serbisë në rrugën e saj evropiane; vëren se studentët serbë janë përzgjedhur për Çmimin Saharov 2025 për Lirinë e Mendimit; mbështet përpjekjet e vërteta për dialog se si qeveria mund t’i përmbushë kërkesat e studentëve; shpreh shqetësim të thellë se situata në Serbi mbetet e mbushur me tensione dhe polarizim që mund të çojë lehtësisht në dhunë, si pasojë e drejtpërdrejtë e gjuhës së urrejtjes, promovimit të dhunës, fushatave të shpifjes kundër kundërshtarëve dhe propagandës anti-BE/pro-ruse të përhapur gjerësisht nga mediat e kontrolluara nga qeveria, si dhe zyrtarët shtetërorë, si dhe dështimit flagrant të palës zyrtare për t’u përballur dhe për t’u pajtuar me të kaluarën; u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë në Serbi të përmbahen nga një retorikë e tillë dhe të kontribuojnë në nxitjen e një klime respekti të ndërsjellë, dialogu demokratik dhe deeskalimi (modaliteti PPE C); i bën thirrje qeverisë të promovojë pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse politike dhe të garantojë akses të barabartë në media për të gjitha partitë politike dhe kandidatët; thekson rëndësinë e depolarizimit të diskursit publik dhe nxitjes së një kulture politike të bazuar në tolerancë, kompromis dhe respekt për institucionet demokratike; i bën thirrje shoqërisë civile, medias dhe institucioneve arsimore të luajnë një rol aktiv në tejkalimin e ndarjeve sociale dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.

U bën thirrje të gjitha vendeve pjesëmarrëse në EXPO 2027 të ardhshme në Serbi që të marrin në konsideratë shqetësimet serioze dhe provat e korrupsionit të përhapur të lidhur me strukturat qeveritare, si dhe dështimin e supozuar për të përmbushur standardet themelore të ndërtimit dhe kërkesat ligjore në organizimin dhe ndërtimin e ekspozitës.

Udhëzon presidentin e saj që ta përcjellë këtë rezolutë te Presidenti i Këshillit Evropian, Komisioni, zëvendëspresidenti i Komisionit/Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, qeveritë dhe parlamentet e Shteteve Anëtare, si dhe Presidenti, Qeveria dhe Asambleja Kombëtare e Serbisë, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
LAJMI TJETËR →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

Lexo edhe

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

26 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

42 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë