RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Paralajmërohet ikja e investitorëve të huaj si pasojë e mungesës së rrymës

Vendi ynë ditëve të fundit është përballur me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e prishjeve në KEK gjendja u rëndua edhe më shumë deri dje kur u kthyen në prodhim të plotë Kosova B2 dhe A3. Po

nga B G2 shtator 20222 shtator 2022

Vendi ynë ditëve të fundit është përballur me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e prishjeve në KEK gjendja u rëndua edhe më shumë deri dje kur u kthyen në prodhim të plotë Kosova B2 dhe A3.
Por, nuk përjashtohet mundësia që problemet me energjinë elektrike të vazhdojnë. Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediat deklaroi përveç prishjeve ndikim ka edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtarë.
Por si do të ndikojë kjo te bizneset?
Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për portalin rtv21.tv thotë se duke marrë parasysh faktin se energjia elektrike është e rëndësishme për zhvillimin e një biznesi qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të përmisuar gjendjen. Ai po ashtu përmend se ky problem mund të ndikojë në largimin e investiorëve.
“për çdo ekonomi por edhe për ekonominë e Kosovës për faktin se është Alfa dhe Omega e të bërit biznes në çdo biznes por edhe në Kosovë. Në këtë drejtim vlerësoj se qeveria duhet të merr hapa të jashtëzakonisht të shpejtë për faktin se kjo do ta rëndojë të bërit biznes në Kosovë, po ashtu do të reflektojë edhe në largimin e investitorëve të mundshëm nga Kosova sepse është e pakuptimtë në këtë kohë të jetë në rend të ditës apo temë e ditës reduktimet e energjisë elektrike. “, thotë Kadriaj.
Ai tutje tha se nëse vazhdon që gjendja të jetë e tillë atëherë bizneset do të detyrohen që t’i rrisin çmimet.
“Në suaza afat shkurta nuk besoj se bizneset do të lëvizin me çmime për faktin se i frikohen edhe konkurrencës në treg po nëse zgjatë edhe tërë vjeshtës dhe sezonit të dimrit bizneset do të detyrohen të lëvizin me çmime në favor të rritjes së tyre të cilat do të ndikojnë në dëm të mirëqenies së qytetarit por biznesi dihet që nuk punon pa fitim kështu që në këtë drejtim kush do të dëmtohet do të dëmtohet konsumatori dhe qytetari i vendit që do të ndikojë në uljen e mirëqenies.”, vlerëson ekonomisti Kadriaj./21Media

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

8 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

24 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

36 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë