RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani: Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim
🇽🇰 Kosova

Osmani: Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim

(Lajm i përditësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Osmani, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim

nga Kaltrina Berila9 prill 20239 prill 2023

(Lajm i përditësuar)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Osmani, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim e begati.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati”, ka shkruar Osmani.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët”, ka shtuar ajo.

Besimtarët katolikë festojnë Pashkët


Besimtarët katolikë në të gjithë botën sot festojnë Pashkët.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Kjo festë është e lëvizshme, që do të thotë se nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit. Pashka llogaritet në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës.

Në praktikë, kjo do të thotë që Pashkët janë gjithmonë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë që bie më ose pas 21 marsit. Pashkët mund të shfaqen që në fillim të 22 marsit dhe deri më 25 prill, varësisht se kur ndodh hëna e plotë e Pashkës.

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me fillim nga ora 11, do të mbahet mesha kryesore e Pashkës. Ndërkaq, në orën 19 Ipeshkvi i Kosovës organizon pritjen solemne me rastin e festës së Pashkës.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë