
Osmani takohet me ambasadorin e Turqisë, dakordohen për thellim të bashkëpunimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Sipas njoftimit të Presidencës, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Sipas njoftimit të Presidencës, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
“Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Më të fundit
Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere






