Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

nga B G2 tetor 2025
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili të enjten mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →