🇽🇰 Kosova
Osmani arrin në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian
nga Kaltrina Berila16 maj 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në samitin e Komunitetit Politik Evropian ku e përfaqëson Kosovën.
Ajo u prit nga nikoqiri i ngjarjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Komuniteti Politik Evropian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.











