RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani në Samitin e Demokracisë: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë
🇽🇰 Kosova

Osmani në Samitin e Demokracisë: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin për Demokraci, i cili është organizuar sot virtualisht nga Republika e Koresë, nën udhëheqjen e Presid

nga Venera Grabanica20 mars 202420 mars 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin për Demokraci, i cili është organizuar sot virtualisht nga Republika e Koresë, nën udhëheqjen e Presidentit Yoon Suk Yeol.

Samiti për Demokraci është nismë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në kuadër të së cilit Kosova ndër vite është shquar në mesin e vendeve kampione për sa i përket reformave dhe nismave të ndërmarra në drejtim të fuqizimit të vazhdueshëm të demokracisë.

Në deklaratën e saj, Osmani solli në vëmendje rëndësinë jetike për forcim dhe zhvillim të mëtejshëm të demokracisë, duke theksuar domosdoshmërinë e unitetit nga shtetet demokratike përballë autokracive në rritje.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka thënë se zotimet që kemi ndërmarrë në kuadër të Samitit për Demokraci i kanë prirë rrugëtimit tonë, si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje.

Në deklaratën e saj, Osmani theksoi se që nga takimi i fundit i liderëve, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit në përputhje me strategjinë e miratuar gjithëpërfshirëse kombëtare, një nga rezultatet më të rëndësishme në kuadër të zotimeve tona në Samitin për Demokraci.

“Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj”, ka thënë tutje Presidentja Osmani.

Osmani ka folur edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike, duke theksuar se barazia gjinore dhe fuqizimi i grave kanë qenë në themel të të gjitha zotimeve tona.

Në prag të edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në muajin prill në Prishtinë, Presidentja Osmani ka theksuar se një ndër të arriturat më të mëdha këtë vit është themelimi i Qendrës së parë Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në partneritet me Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, në përputhje me Strategjinë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2023 të SHBA-ve, si dhe Planin Kombëtar të Veprimit.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë